“Vendimi për lojërat e fatit, u munduan ta “testojnë” Haradinajn, i lanë pa punë rreth 15.000 persona”

  • 08.04.2019, 15:04

Vendimi për mbylljen e lojërave të fatit, ku ky projektligj u aprovua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, sipas Milaim Zekës ky vendim ka qenë me qëllim që ta “testojnë” Haradinajn, por i lanë pa punë rreth 15.000 persona.

Po ashtu, Deputeti i Kosovës, Milaim Zeka, nuk ka qenë pro projektligjit për mbylljen e lojërave të fatit në periudhë 10 vjeçare.

Ai gjatë një emisioni në “n’Kosovë Show” tha se mbyllja e lojërave të fatit, ka lënë pa punë rreth 15.000 persona.

“Unë kam qenë kundër mbylljes së lojrave të fatit, Avdullah Hoti duke menduar se kryeministri Haradinaj nuk do t’i mbyllte lojrat e fatit, pasi që sipas mendimit të tij dhe shumë të tjerëve është Haradinaj ai që i kontrollon këto biznese, e dha propozimin për mbylljen e këtyre veprimtarive dhe në anën tjetër kryeministri e përkrahi një iniciativë të tillë”, tha Zeka.

Po ashtu Zeka ndër të tjerash tha se: “Është vetë Hoti ai i cili ka dhënë më së shumti leje për lojrat e fatit kur ishte ministër dhe me këtë vendim të Kuvendit të Kosovës, brenda natës i kemi lënë 15.000 qytetarë pa punë”.

Kujtojmë se vendimi për mbylljen e lojërave të fatit erdhi pasi që ndodhën dy vrasje mbrenda javës në kazino, njëra në Suharekë e tjetra në Lipjan, ku mbetën të vrarë dy persona në vendin e tyre të punës.

Të tjera