Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka konfirmuar vendimin e fundit të Qeverisë, lidhur me korona-virusin.

“Mbyllja e kafiterve, restoranteve, mbyllja e tregjeve. Reduktohet stafi në çdo institucion publikë, përpos shëndetësisë dhe sigurisë.

Kompanitë private urdhërohen që ta organizojnë punën në atë mënyrë që shumicën e aktiviteteve punëtorët t’i kryejnë nga shtëpia.

Qeveria ka vendosur që të mbyllen kafet dhe restorante, të gjitha qendrat tregtare dhe të pezullohen të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive në të gjithë Kosovën”, shtoi Kurti.