Vendim i Policisë së Kosovës, u ndërpritet pushimi, të gjithë në punë me 1 shtator!

18.08.2022

Të gjithë zyrtarët policorë duhet të jenë në punë me datë 1 shtator, edhe nëse kanë patur pushime të paralajmëruara vjetore. Ky është vendimi i marrë nga lart në Policinë e Kosovës. Lajmi është konfirmuar për Indeksonline edhe nga Policia e Kosovës duke mos dhënë më shumë detaje për Planin Operativ.  Nga 1 shtatori pritet […]

Vendim i Policisë së Kosovës, u ndërpritet pushimi, të gjithë në punë me 1 shtator! Foto: Ilustrim

Të gjithë zyrtarët policorë duhet të jenë në punë me datë 1 shtator, edhe nëse kanë patur pushime të paralajmëruara vjetore. Ky është vendimi i marrë nga lart në Policinë e Kosovës.

Lajmi është konfirmuar për Indeksonline edhe nga Policia e Kosovës duke mos dhënë më shumë detaje për Planin Operativ. 

Nga 1 shtatori pritet të nis vendosja e masës së reciprocitetit më Serbinë dhe krejt ky plan po bëhet për shkaqe të sigurisë karshi situatës që mund të krijohet. 

Për planin e 1 shtatorit pritet të ketë diskutime në takimin që po zhvillohet këto momente në Bruksel në dialogun e udhëhequr nga BE në mes të Kurtit e Vuçiq.