Vëmendje shoferë, nga nesër pajisjet dimërore të detyrueshme

14.11.2019

Deri nesër kanë kohë të gjithë qytetarët që vozisin vetura, t’i ndërrojnë gomat e verës me ato të dimrit përndryshe do të gjobiten. Policia e Kosovës u ka rikujtuar të gjithë drejtuesve se duhet të fillojnë të përgatiten për sezonin dimëror. Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh dënime për shoferët që gjatë dimrit, periudhë […]

Vëmendje shoferë, nga nesër pajisjet dimërore të detyrueshme Foto: Ilustrim

Deri nesër kanë kohë të gjithë qytetarët që vozisin vetura, t’i ndërrojnë gomat e verës me ato të dimrit përndryshe do të gjobiten.

Policia e Kosovës u ka rikujtuar të gjithë drejtuesve se duhet të fillojnë të përgatiten për sezonin dimëror.

Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh dënime për shoferët që gjatë dimrit, periudhë që përfshin kohën ndërmjet 15 nëntorit dhe 15 marsit, ngasin automjetet e tyre pa pajisje dimërore.

Të gjithë shoferët pa marrë parasysh kushtet atmosferike, duhet t’i zëvendësojnë gomat e verës me ato të dimrit, si dhe të pajisen me pajisje të tjera dimërore.

Pajisjet dimërore të obliguara janë gomat për përdorim dimëror (M+S) zinxhirët në rrotat tërheqëse.

Për të gjithë drejtuesit e automjeteve sugjerohet të bëhet kontrollimi i dritave, mekanizmin e ndezjes dhe gjendjen e baterisë si dhe rekomandohet edhe kontrolli i bazës së makinës.

“Apelojmë për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës

Fejzullah Mustafa, nga Këshilli i Sigurisë për Siguri në Trafik në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), para disa dite tha se çdo qytetar duhet të zbatoj ligjin për sigurinë rrugore.

Mustafa kërkoj nga shoferët të kenë kujdes nga kushtet atmosferike si dhe të masin shpejtësinë krahas motit që mbizotëron.

“Një nga faktorët që ndikon në sigurinë rrugore është edhe aspekti i gomave, andaj kërkoj nga gjitha shoferët në vend që të kenë kujdes nga kushtet atmosferike, të masin shpejtësinë me kushtet atmosferike që mbizotërojnë si dhe të bëjnë ndërrimin e gomave dhe të pajisen me pajisje dimërore.

Rikujtojmë se thellësia e vijave të gomës për përdorim të dimrit duhet të jetë më e madhe se 4 milimetra