Vdesin 9 persona nga koronavirusi në Kosovë

Nëntë persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me virusin COVID-19 në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur me anë të një njoftimi të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.Numri total i rasteve pozitive është 12.337 raste nga 46.907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 457 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.346 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.534”, njofton IKSHPK.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.