Vdes Shpejtim Hazrolli njëri prej komandantëve të UÇK-së

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë Hoti, Vesel Krasniqi, ka marrë një lajm të hidhur mëngjesin e sotëm.

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Shpejtim Hazrolli vëllau i komandantit të Brigadës 123, Gëzim Hazrollit nga një semundje e rëndë.

“I trishtë lajmi për vdekjen e parakohshme të bashkluftëtarit, bashkvendasit dhe shokut ton, Shpejtim Hazrolli.

Komandant Shpejtimi rrjedhë nga një familje atëdhetare, ishte Komandant i UÇK-së, u shqua me trimërinë e tij dhe veprimtarin e tij për çështjen kombëtare.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hazrolli, bashkluftëtarëve, miqëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Shpejtimin. Lavdi jetës dhe veprës suaj Komandant !” ka shkruar Krasniqi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.