Vdes pacientja shtatzënë nga COVID-19, shkon numri në 16

Ka ndërruar jetë pacientja nga Gjakova e cila ishte shtatzënë dhe e prekur me koronavirus.
Pacientja shtatzënë e prekur nga COVID-19 që ishte e shtruar në Klinikën Infektive ka vdekur mëngjesin e sotëm.
Këtë lajm e ka konfirmuar, Ferdinand Kolaj drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës.
Vdekja e gjakovares nga koronavirusi çon në 16 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Kosovë.
Theksojmë se deri më tani në Kosovë janë 598 si dhe 123 të shëruar.