Vdes edhe një pacient me covid-19 në Kosovë, numri shkon në 8

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se edhe një pacient me covid-19 ka ndërruar jetë.

Sot me datë 13.04.2020 në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja S.K. (1981) nga Komuna e Istogut, e transformuar në këtë klinikë me datë 12.04.2020 nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe njëherësh e diagnostikuar me Covid 19.

E njëjta përveç Covid-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Kjo është vdekja e tetë (8) e shënuar në Kosovë e pacientëve me Covid -19.

RAPORTO