Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot, më 21 qershor 2020, në orët e mëngjesit ka vdekur në këtë klinikë pacienti E. K. (1968) nga Komuna e Rahovecit.
I ndjeri ishte diagnostikuar me Covid-19, thuhet në konfirmimin e Ministrisë së Shëndetësisë përmes një komunikate për media
Që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, në Kosovë 36 qytetarë të diagnostikuar me Covid-19 kanë humbur betejën me këtë sëmundje infektive.
Deri më tani numri i viktimave nga covid-19 në Kosovë shkon në 36.