Vdes Anton Berisha, ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni dhe ish-Zëvendësministri i Punëve të Jashtme

02.01.2025

Më 2 janar 2025, ka ndërruar jetë ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha.

Vdes Anton Berisha, ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni dhe ish-Zëvendësministri i Punëve të Jashtme

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i tij, Genci Berisha, përmes një postimi në Facebook, duke treguar se shkaku i vdekjes ishte një sëmundje e shkurtër.

“Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftojmë se babai ynë i shtrenjtë, Anton Berisha, sot u nda nga kjo jetë, duke lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm në zemrat tona,” ka shkruar ai.

Berisha ka shërbyer edhe si ambasador i Kosovës në Slloveni. 

Anton Berisha, një figurë e njohur politike, ishte anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nga e cila u largua pesë vite më parë. Ai ka shërbyer si Zëvendësministër i Punëve të Jashtme gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt, duke kontribuar në diplomacinë dhe politikat e jashtme të vendit.

Ngushëllime familjes dhe të afërmve për këtë humbje të madhe.

Etiketat

Ofertat e fundit