Vdes 59-vjeçari nga Prizreni i infektuar me Covid-19, shkon numri në 30

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites, pacienti A.H. (1961) nga komuna e Prizrenit, i diagnostikuar me Covid-19, përkundër përkujdesjes maksimale të personalit mjekësor ka ndërruar jetë.

I njëjti po trajtohej prej ditësh në Mjekimin intensiv të Klinikës Infektive dhe kishte edhe sëmundje tjetër shoqëruese.

LEXO EDHE:  Mjeku kosovar në Gjermani shpjegon pse dallojnë testet në Kosovë dhe atyre në shtete tjera