Vdekja tragjike e tre të rinjve nga Gjakova, ndizen qirinj në parkun e qytetit

18.12.2023

Në Parkun e Qytetit në Gjakovë janë ndezur qirinj për tre të rinjt e kësaj komune që humbën jetën tragjikisht mbrëmë në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren. Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj janë qytetarët e Gjakovës që vdiqën tragjikisht, në cilësinë e këmbësorëve, teksa aty dyshohet se ishin organizuar […]

Vdekja tragjike e tre të rinjve nga Gjakova, ndizen qirinj në parkun e qytetit Foto: Ilustrim

Në Parkun e Qytetit në Gjakovë janë ndezur qirinj për tre të rinjt e kësaj komune që humbën jetën tragjikisht mbrëmë në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj janë qytetarët e Gjakovës që vdiqën tragjikisht, në cilësinë e këmbësorëve, teksa aty dyshohet se ishin organizuar gara ilegale dhe një veturë humbi kontrollin duke goditur ata.

Mediat lokale kanë publikuar pamje nga parku i qytetit të Gjakovës ku janë ndezur qirinj në shenjë përkujtimi për tre të rinjtë.