Vdekja e 53 vjeçarit nga Prizreni me COVID-19 – reagon edhe Mytaher Haskuka

Sot ka humbur jetën edhe një 53 vjeçar nga Prizreni si pasoje e virusit COVID-19.

Kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka ka shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës.

Ky është personi i dytë në këtë qytet që ka humbur jetën nga koronavirusi.

“Sot e mora lajmin e hidhur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës për viktimën e radhës nga COVID-19. Ky është personi i dytë nga Prizreni që ka ndërruar jetë si pasojë e pandemisë. Dua të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë të afërmve! Me shpresë që sa më shpejt dhe me sa më pak viktima ta kalojmë këtë pandemi!”, ka thënë ai.

RAPORTO