Vazhdon karantinimi për kosovarët që hynë në Slloveni

Sllovenia vazhdon ta konsiderojë Kosovën si vend me rrezikshmëri të lartë për virusin korona. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Facebook të Ambasadës së Kosovës në Slloveni.

Kjo ambasadë sapo ka njoftuar se duke u bazuar në vendimet e institucioneve të Republikës së Sllovenisë, Republika e Kosovës është ndër vendet që vazhdon të jetë në listën e kuqe të shteteve sa i takon situatës aktuale epidemiologjike rreth Covid-19, që do të thotë se të gjithë personat që vijnë nga Kosova në Slloveni, duhet t’i nënshtrohen një karantine të obliguar (vetizolimi) 14 ditësh.

Ndërsa është bërë e ditur se për kalim transit nëpër Slloveni, është paraparë që territori i Sllovenisë duhet të lëshohet brenda 12 orësh.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.