Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19, IKSHPK publikon raportin 24-orësh
- 25.06.2022
- 0 komente
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 346 testime, 49 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.369.
Në total numri i rasteve aktive është 213.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 66 doza të vaksinës kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.399 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.144 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

KOMENTE0
Leave a Reply