Vazhdon rritja e çmimeve të konsumit në Kosovë

14.12.2021

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 1.2% në muajin nëntor 2021, krahasuar me muajin tetor 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (7.3%); mish (2.4%); qumësht, djathë dhe vezë (4.0%); vajra dhe yndyrëra ushqimore (3.8%); perime (1.1%); […]

Vazhdon rritja e çmimeve të konsumit në Kosovë Foto: Ilustrim

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 1.2% në muajin nëntor 2021, krahasuar me muajin tetor 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (7.3%); mish (2.4%); qumësht, djathë dhe vezë (4.0%); vajra dhe yndyrëra ushqimore (3.8%); perime (1.1%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (4.2%); kafe, çaj dhe kakao (4.8%); gaz (2.0%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (5.8%); pajisje shtëpiake (2.5%); shërbime hoteliere (2.1%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.4 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-7.5%); pije alkoolike (-1.3%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2) për qind në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin nëntor 2021 me muajin nëntor 2020 ishte 6.9%. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (13.3%); mish (4.8%); qumësht, djathë dhe vezë (7.7%); vajra dhe yndyra ushqimore (30.9%); perime (6.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (8.6%); prodhime të ndryshme ushqimore salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (2.9%); kafe, çaj dhe kakao (8.7%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.9%); pije alkoolike (2.6%); duhan (2.9%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (3.7%); gaz (18.5%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (13.9%).

Mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (3.2%); tekstil shtëpiak (4.8%); pajisje shtëpiake (5.7%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (3.3%); produkte farmaceutike (3.1%); blerje e automjeteve (5.3%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (3.4%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (33.9%); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (5.7%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (9.9%); shërbime për transport (3.5%); shërbime telefonike dhe të telefaksit (20.5%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunim të informative (4.3%); shërbime hoteliere (4.9%); kujdes personal (2.0%); shërbime financiare (6.0%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 7.0 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi i COICOP-it: pemë (-5.9%), me një ndikim prej (-0.1) për qind në IHÇK.