Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë

07.12.2021

Një rritje e tillë e çmimeve për produktet bazë të konsumit, kjo po konsiderohet se ka rënduar gjendjen sociale të punëtorëve si dhe qytetarëve në vend. Nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) kishin thënë se pas kësaj gjendje duhet të ketë edhe rritje të pagës minimale në vend. Në Kosovë, në tremujorin […]

Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë Foto: Ilustrim

Një rritje e tillë e çmimeve për produktet bazë të konsumit, kjo po konsiderohet se ka rënduar gjendjen sociale të punëtorëve si dhe qytetarëve në vend.

Nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) kishin thënë se pas kësaj gjendje duhet të ketë edhe rritje të pagës minimale në vend.

Në Kosovë, në tremujorin e dytë të vitit 2021, çmimet e prodhimit janë shtrenjtuar për rreth 6.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, që u publikuan në muajin dhjetor, thuhet se ngritja më e madhe e çmimeve vërehet tek energjia elektrike, gazi dhe furnizimet me ajër të kondicionuar me 17 për qind, prodhimi i metaleve me rreth 12 për qind, prodhimi i mobileve me 9 për qind dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike me 4.7 për qind rritje.

Përveç rritjes së çmimeve të prodhimit, Agjencia e Statistikave njoftoi në muajin tetor për një ngritje prej 5.7 për qind të çmimeve të konsumit. Ngritja më e lartë e çmimeve u shënua te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe ekspertë për çështje ekonomike kanë thënë se shumica e artikujve që janë shtrenjtuar, janë produkte që importohen nga shtetet e rajonit dhe Evropës.

Ndërkohë, disa nga vendet e rajonit dhe të Evropës, janë duke u përballur me fatura shumë më të larta të energjisë, për shkak të rritjes globale të çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit.

Por, pavarësisht rritjes së çmimeve në vendin tonë, çuditërisht numri i ankesave nga konsumatorët në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) është tejet i ulët.

Nga muaji janar e deri në shtator 2021 janë paraqitur 19 ankesa nga konsumatorët, ndërkaq nga shtatori e deri më tani edhe pse janë rritur çmimet janë vetëm katër ankesa të tilla.

Kështu kishte thënë Udhëheqësi i Departamentit të Tregtisë, MINT Zef Dedaj në tryezën e diskutimit “Ngritja e çmimeve në treg dhe mbrojtja e konsumatorit”.

Numri i vogël i ankesave për rritje të çmimeve, Dedaj ka thënë se qytetarët e vendin tonë janë të vetëdijshëm që rritjet e tilla të çmimeve të produkteve kanë ardhur si pasojë e importit të mallrave.