Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë, 6 euro për 5 kilogram sheqer
Rritja e çmimeve për produktet bazike nuk ka të ndalur në Kosovë. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës çmimet e produkteve bazike si në ato të sheqerit dhe vezëve kohëve të fundit është vërejtur rritje. Deri pak ditë më parë, 5 kilogramë sheqer janë tregtuar me 5.28 euro, ky produkt esencial sipas ASK-së ka arritur […]
Rritja e çmimeve për produktet bazike nuk ka të ndalur në Kosovë.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës çmimet e produkteve bazike si në ato të sheqerit dhe vezëve kohëve të fundit është vërejtur rritje.
Deri pak ditë më parë, 5 kilogramë sheqer janë tregtuar me 5.28 euro, ky produkt esencial sipas ASK-së ka arritur çmimin në 5.90 euro, ndërsa vezët janë shtrenjtuar, duke arritur kështu në mbi 4 euro një komplet, apo 30 copë vezë.
Po ashtu çmimi për dru zjarri (bungu), 1 metër kub (m3) ende mbetet i shtrenjtë, 67.33 euro.
Ndërsa, Kuvendi i Kosovës dje ka miratuar Projektligjin për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se Ligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, i draftuar dhe propozuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në bashkëpunim me akterët përkatës, zbatohet ndaj autoriteteve dhe operatorëve ekonomik që tregtojnë produkte themelore dhe ka për qëllim eliminimin e efekteve të rritjes së paarsyeshme të çmimeve si dhe mungesës së produkteve themelore në treg.
Produktet themelore në kuadër të këtij ligji janë: drithërat, miell gruri, buka, orizi, pastat, vaji ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezë pule, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, lëndët e drurit për djegie.
Qëllimi është të ndalohet abuzimi me ngritje të çmimeve me qëllim të shtimit të përfitimit. Projektligji është në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe çdo vendim i marrë sipas këtij ligji do të jetë në përputhje me zotimet dypalëshe mbrojtëse që Kosova ka marrë në kuadër të MSA-së dhe marrëveshjeve tjera ndërkombëtare.