Vazhdon procesi i votimit në veri, Rohde shkon në Zubin Potok

21.04.2024

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shkuar në Zubin Potok për të përcjellur votimin që po zhvillohet atje dhe tri komunat tjera në Veri.

Vazhdon procesi i votimit në veri, Rohde shkon në Zubin Potok Foto: Ilustrim

Rohde nuk është prononcuar për media, por vetëm po shikon nga afër se si po shkon procesi i votimit.

Kujtojmë që sot në katër komunat veriore të vendit votohet për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Në listën e qytetarëve me të drejtë vote janë 46 mijë e 556 votues.