Vazhdon pastrimi i rrugëve në fshatin Samadraxhë

10.01.2019

Pavarësisht reshjeve të vazhdueshme të borës edhe sot kompanitë e kontraktuara nga Komuna kanë vazhduar me hapjen e rrugëve. Në ndihmë kanë dalë edhe kompani private të vullnetit të mirë. Reshjet e mëdha të borës që kanë filluar në orët e hershme të mëngjesit kanë vështirësuar jashtëmase komunikacionin në të gjitha fshatrat e komunës sonë, […]

Vazhdon pastrimi i rrugëve në fshatin Samadraxhë Foto: Ilustrim

Pavarësisht reshjeve të vazhdueshme të borës edhe sot kompanitë e kontraktuara nga Komuna kanë vazhduar me hapjen e rrugëve. Në ndihmë kanë dalë edhe kompani private të vullnetit të mirë.

Reshjet e mëdha të borës që kanë filluar në orët e hershme të mëngjesit kanë vështirësuar jashtëmase komunikacionin në të gjitha fshatrat e komunës sonë, por kompanitë e kontraktuar për pastrimin e borës po ashtu edhe kompanitë private që i kanë dalur në ndihmë të vullnetit të mirë janë duke intervenuar edhe nëpër fshatra që ti pastrojnë rrugët nga bora.

Sipas kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe drejtorit të shërbimeve publike, Enver Shabani ata shprehën se të gjitha kompanitë janë në teren për pastrimin e borës, si brenda qytetit po ashtu edhe në fshatrat e komunës së Suharekës, në këto momente ata janë në fshatin Samadraxhë duke intervenuar në pastrimin e borës nga rruga kryesore.