Vazhdon numërimi i votave me kusht, prin LVV me mbi 3 mijë vota

Vazhdon numërimi i votave me kusht, prin LVV me mbi 3 mijë vota

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vijuar numërimi i votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara.

Deri në orën 12:00 kanë arritur të numërohen 8135 vota nga 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta në total.

Sipas rezultateve nga numërimi i këtyre votave, deri më tani prin Lëvizja Vetëvendosje me 3775 vota, e dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 1526 vota.

Partia e tretë renditet LDK me 865 vota dhe AAK-ja e katërta me 853 vota.

Pjesa tjetër e votave është shpërndarë në subjektet e tjera politike.

Në lidhje me procesin e numërimit të votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, më vonë gjatë ditës pritet edhe një konferencë për media. 

RAPORTO