Vazhdon intervistimi i ish-komandantit të UÇK-së ‘Remi’

15.01.2019

Në Hagë ka filluar të merret në pyetje në ditën e dytë ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ai ka ardhur në selinë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar i shoqëruar nga avokatë të tij, derisa intervistimi ka nisur në orën 10. Mbrojtësit e tij dhe as zyrtarë të […]

Vazhdon intervistimi i ish-komandantit të UÇK-së ‘Remi’

Në Hagë ka filluar të merret në pyetje në ditën e dytë ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ai ka ardhur në selinë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar i shoqëruar nga avokatë të tij, derisa intervistimi ka nisur në orën 10.

Mbrojtësit e tij dhe as zyrtarë të Prokurorisë së Specializuar nuk kanë pranuar të konfirmojnë statusin e marrjes në pyetje të Mustafës. Por, bazuar në Rregulloren e Procedurës dhe Provave, konkretisht rregullit 26, të dyshuarit dhe akuzuarit janë ata të cilët kanë të drejtë të kenë avokat nga Lista e Mbrojtësve të Specializuar.

Avokati i Mustafës, Arianit Koci është pjesë e kësaj liste dhe hyn në kategorinë e avokatëve mbrojtës të miratuar nga Gjykata. Disa nga avokatët në këtë listë kanë statusin e vetëm “avokatë të viktimave” ose “mbrojtës/viktimave”.

Mustafa kështu është bërë kosovari i parë që po intervistohet nga hetues e prokurorë të ZPS-së. Ai është vetëm një nga personat e ftuar nga Gjykata Speciale, që aktive publikisht u bë në fund të 2018-s.

Në pyetje këtë të mërkurë merret edhe një figurë e lartë e UÇK-së, ish-komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku.

Po ashtu, në pytje është marrur dje në zyret e EULEX-it ish-eprori i UÇK-së, Sabahudin Cena, ku pas intervistimit në zyret e EULEX-it do të udhëtojë në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

Etiketat

Ofertat e fundit