Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

16.08.2023

Edhe sot do të vazhdojë gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët” në Dhomt e Specializuara të Kosovës në Hagë. Seanca pritet të nis në orën 09:00. Kujtojmë se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po akuzohen për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe krime kundër njerëzimit. […]

Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve Foto: Ilustrim

Edhe sot do të vazhdojë gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët” në Dhomt e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Seanca pritet të nis në orën 09:00.

Kujtojmë se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po akuzohen për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.

Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.