Vazhdon braktisja e foshnjeve në Kosovë, një e gjinisë femërore u braktis gjatë muajit shkurt në Malishevë
- 29.03.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin dhjetor 2022.
Ky publikim ofron të dhëna edhe për numrin e fëmijëve të braktisur, shkruan SuharekaOnline.
Fëmijët e braktisur – Fëmijë i braktisur pa kujdes prindëror, konsiderohet çdo fëmijë i moshës nën 18 vjeç, i cili është i braktisur nga prindërit, të cilët për shkaqe dhe arsye të ndryshme nuk i kryejnë, apo nuk janë në gjendje ti kryejnë obligimet, përgjegjësitë dhe të drejtat prindërore.
Format e mbrojtjes për këtë kategori të fëmijëve janë: kujdestaria, bashkimi familjar, strehimi familjar, strehimi i përkohshëm institucional dhe adoptimi.
Duke u bazuar në të dhënat e ASK-së figuron se gjatë muajit shkurt të vitit 2023 në Komunën e Malishevës është braktisur një foshnje e gjinisë femërore.
Ndërsa, sipas të dhënave të ASK-së në Komunën e Suharekës asnjë foshnje nuk është braktisur.
Rikujtojmë se në muajin janar 2023, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës nuk është braktisur asnjë foshnje në asnjë komunë të vendit.