Vazhdon braktisja e foshnjeve në Kosovë, 3 u braktisën vetëm gjatë muajit prill

  • 26.05.2023
Vazhdon braktisja e foshnjeve në Kosovë, 3 u braktisën vetëm gjatë muajit prill

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin prill 2023.

Ky publikim ofron të dhëna edhe për numrin e fëmijëve të braktisur, shkruan SuharekaOnline.

Fëmijët e braktisur – Fëmijë i braktisur pa kujdes prindëror, konsiderohet çdo fëmijë i moshës nën 18 vjeç, i cili është i braktisur nga prindërit, të cilët për shkaqe dhe arsye të ndryshme nuk i kryejnë, apo nuk janë në gjendje ti kryejnë obligimet, përgjegjësitë dhe të drejtat prindërore.


Format e mbrojtjes për këtë kategori të fëmijëve janë: kujdestaria, bashkimi familjar, strehimi familjar, strehimi i përkohshëm institucional dhe adoptimi.

Duke u bazuar në të dhënat e ASK-së figuron se gjatë muajit prill në tërë Kosovën janë braktisur 3 foshnje, numër ky më i madh se i tre muajve të parë të vitit 2023.

Në statistikat e ASK bëhet e ditur se një foshnje e gjinisë mashkullore është braktisur në Istog, dy të gjinisë femërore janë braktisur në Ferizaj dhe Vushtrri.

Nga muaji janar deri në atë prill 2023, gjithsej në Kosovë janë braktisur 5 fëmijë, dy të gjinisë mashkullore dhe tre të gjinisë femërore.

Ndërsa, përgjatë këtyre muajve në Komunën e Suharekës nuk është regjistruar ndonjë foshnje e braktisur.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë