Mërgimtarët Vazhdojnë pritjet në Merdare për të hyrë në Kosovë

Pasi që jemi në përfundim të muajit dhjetor tani janë edhe festat e fundvitit, ku mërgimtarët ia mësyejnë Kosovës që t’i festojnë këto festa së bashku me familjarët e tyre, por kolona të gjata ka në pikën kufitare Merdare për të hyrë në Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kalimi duhet të pritet deri në një orë, ndërsa për të dalë pritjet shkojnë deri në 15 minuta.

Po ashtu sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritje ka edhe në pikën kufitare në Han të Elezit, por duke krahasuar me atë të Merdarës ka më pak pritje, ku për të hyrë në Kosovë në këtë pikë pritet deri në 15 minuta.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.