Vazhdojnë pagat për mbi 80 zëvendësministra dhe mbi 100 këshilltarë të Qeverisë Haradinaj

22.10.2019

Dorëheqja nga posti i kryeministrit, Ramush Haradinaj nuk u ndaloi benefitet dhe pagat për deputetët, ministritat e zëvendësministrat dhe këshilltarët politikë të cilët ende vazhdojnë t’i marrin pagat me rregull, Haradinaj dha dorëheqje në korrik të këtij viti. Karakterizimi i Qeverisë Haradinaj nuk ishte edhe ndonjë karakterizim i mirë, pa dyshim kjo Qeveri u njoh […]

Vazhdojnë pagat për mbi 80 zëvendësministra dhe mbi 100 këshilltarë të Qeverisë Haradinaj Foto: Ilustrim

Dorëheqja nga posti i kryeministrit, Ramush Haradinaj nuk u ndaloi benefitet dhe pagat për deputetët, ministritat e zëvendësministrat dhe këshilltarët politikë të cilët ende vazhdojnë t’i marrin pagat me rregull, Haradinaj dha dorëheqje në korrik të këtij viti.

Karakterizimi i Qeverisë Haradinaj nuk ishte edhe ndonjë karakterizim i mirë, pa dyshim kjo Qeveri u njoh me numrin e madh të zëvendësministrave dhe këshilltarëve politikë, po ashtu gjatë këtyre dy viteve mandat u “shpikën” edhe shumë pozita.

Por pyetja më e shpeshtë që bëhet nga qytetarët është se deri kur do të përfundojnë këto përfitime të Qeverisë Haradinaj?

Këto përfitime të cilat përfshijnë pagat dhe gjëra të tjera, këta persona do t’i gëzojnë deri më 27 gusht të vitit 2020, ku përfituesit janë mbi 80 zëvendësministra dhe mbi 100 këshilltarë politikë të Qeverisë Haradinaj.

Ndërsa për gjashtë muaj edhe pas përfundimit të mandatit do të ju takon 70 për qind e pagës.

“Zëvendësministri, i cili pas përfundimit të mandatit nuk realizon asnjë të hyrë nga buxheti i shtetit, ka të drejtën e kompensimit kalimtar prej gjashtë muajsh në vlerë të 70% të pagës bazë të fundit, në institucionin në të cilin ka bartur funksionin”, thuhet në nenin 30 të Ligji për Pagat në sektorin publik, i miratuar në shkurt, që është paraparë të hyjë në fuqi nëntë muaj pas miratimit, parasheh pagesën kalimtare edhe për zëvendësministrat, transmeton Gazeta Metro.

80 zëvendësministrat që do të marrin këtë kompensim të pagës, për 6 muaj pas përfundimit të mandatit, kjo do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 400 mijë euro.

Kujtojmë se pas vendimit të ish-kryeministrit Haradinaj për t’ia rritur pagën vetes dhe stafit të tij në dhjetor të 2017’s, një zëvendësministër është paguar në vlerën prej 1.150 eurosh, kurse pas përfundimit të mandatit ata do të marrin hiç më pak se 800 euro për periudhën e paraparë sipas ligjit.