Vazhdohet kontrollimi i transportit rrugor në vend nga Policia e Kosovës

20.02.2019

Policia e Kosovës ka filluar implementimin e planin operativ për kontrollin e transportit publik të udhëtarëve, ndër-urban, ndër-kombëtarë dhe transportit të parregullt. Siç njofton Policia, ky aksion zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, dhe qëllimi i këtij plani është ndërmarrja e masave  preventive dhe ndëshkuese ndaj kundërvajtësve, të cilit nuk posedojnë dokumentat […]

Vazhdohet kontrollimi i transportit rrugor në vend nga Policia e Kosovës Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka filluar implementimin e planin operativ për kontrollin e transportit publik të udhëtarëve, ndër-urban, ndër-kombëtarë dhe transportit të parregullt.

Siç njofton Policia, ky aksion zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, dhe qëllimi i këtij plani është ndërmarrja e masave  preventive dhe ndëshkuese ndaj kundërvajtësve, të cilit nuk posedojnë dokumentat e nevojshme gjatë operimit në transportin rrugor vendor dhe ndërkombëtarë të udhëtarëve, siç parashihet me ligjin për transportin rrugor, transmeton RTK.

“Gjatë ditës së parë, datë 19.02.2019, janë shqiptuar 33 fletëparaqitje për kundërvajtje, është lëshuar 1 procesverbal dhe janë konfiskuar 2 mjete motorike (1 kombi dhe 1 veturë)”m, thuhet në njoftimin e policisë.