Vazhdohen shtesat e personelit shëndetësor, ndahen nga 60 euro për muajin janar

25.01.2023

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 121-të ka marr vendim që t’ia vazhdojë edhe për muajin janar ndarjen e shtesave prej 60 eurosh për personelin shëndetësorë. Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati ky vendim është marr me arsyetimin për të mbuluar hendekun deri në shkurt, kur pritet të ekzekutohen pagat sipas Ligjit të […]

Vazhdohen shtesat e personelit shëndetësor, ndahen nga 60 euro për muajin janar Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 121-të ka marr vendim që t’ia vazhdojë edhe për muajin janar ndarjen e shtesave prej 60 eurosh për personelin shëndetësorë.

Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati ky vendim është marr me arsyetimin për të mbuluar hendekun deri në shkurt, kur pritet të ekzekutohen pagat sipas Ligjit të ri të Pagave.

“Bëhet fjalë për vazhdimin e shtesës për punëtorët shëndetësorë, marrë parasysh që Ligji i Pagave pritet të hyjë në fuqi, ndërsa shtesa ka qenë e paraparë deri në fund të vitit fiskal.

Ju ftoj që ta miratoni këtë shtesë edhe për muajin janar, në mënyrë që të mos ketë ndonjë hendek të tranzicionit, pra deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave”, tha Murati në arsyetimin e vendimit.