Varianti i ri i COVID-19 në Kosovë, IKSHPK nuk ka kapacitete për ta zbuluar këtë lloj të virusit
Në Kosovë ka më shumë se një javë që kurë janë konfirmuar disa raste me variantin e ri të Covid-19. Zbulimi i tyre u bë në një Klinikë në Berlin. Kjo ngase Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ende nuk ka kapacitete për të identifikuar variantet e reja të COVID-19. Përmes analizës mikrobiologjike të […]
Në Kosovë ka më shumë se një javë që kurë janë konfirmuar disa raste me variantin e ri të Covid-19. Zbulimi i tyre u bë në një Klinikë në Berlin.
Kjo ngase Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ende nuk ka kapacitete për të identifikuar variantet e reja të COVID-19.
Përmes analizës mikrobiologjike të sekuencionimit gjenetik, mund të konfirmohen variantet e reja të koronavirusit si dhe rastet e rinfektimit.
Mirëpo, ky lloj shërbimi mikrobiologjik ende nuk është funksionalizuar, ani se pajisja për këtë punë është siguruar dhe gjendet në IKSHPK.
“Do të kërkojë disa javë apo edhe muaj që të hyjë në funksion, është niveli më i lartë i shërbimeve mikrobiologjike. Ne kemi arritur që në fundin e vitit të kaluar ta kemi sekuencionerin e gjeneratës së ardhshme,” deklaroi Xhevat Jakupi, Drejtor i Laboratorit të Mikrobiologjisë, IKSHPK.
Por, ende nuk dihet se kur do të arrijnë testet e tilla në IKSHPK, megjithatë ky institucion është në proces të sigurimit të tyre.