Vapë ekstreme, Italia miraton protokollin e ri të urgjencës

18.07.2023

Ministria e Shëndetësisë e Italisë prezantoi të martën një protokoll të ri të quajtur “Të mbrohemi nga nxehtësia”, shkruan CNN. Ministria tha se nisma parashikon procedura të dedikuara për njerëzit që vuajnë nga swmundje tw ndryshme dhe do të funksionojnë shtatë ditë në javë. Qytetarëve dhe vizitorëve u kërkohet të ndjekin këto rregulla bazë: Shmangni […]

Vapë ekstreme, Italia miraton protokollin e ri të urgjencës Foto: A woman cools off at the Barcaccia fountain near the Spanish Steps during a heatwave across Italy, in Rome, Italy, August 12, 2021. REUTERS/Guglielmo Mangiapane

Ministria e Shëndetësisë e Italisë prezantoi të martën një protokoll të ri të quajtur “Të mbrohemi nga nxehtësia”, shkruan CNN.

Ministria tha se nisma parashikon procedura të dedikuara për njerëzit që vuajnë nga swmundje tw ndryshme dhe do të funksionojnë shtatë ditë në javë.

Qytetarëve dhe vizitorëve u kërkohet të ndjekin këto rregulla bazë:

Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë të diellit dhe qëndroni brenda në orët më të nxehta të ditës.

Siguroni ambiente të sigurta pune dhe shtëpie.

Përdorni hije / grila për të bllokuar rrezet e diellit direkte.

Përdorni ajër të kondicionuar në një temperaturë të arsyeshme – jo shumë të ftohtë.

Pini të paktën 1.5 litra ujë në ditë.

Hani vakte të vogla dhe të lehta.

Sigurohuni që ushqimi të ruhet siç duhet.

Vishni veshje të lehta me fibra natyrale.

Udhëtoni në mënyrë të sigurt dhe mos lini fëmijë ose kafshë në automjete.

Ushtroni vetëm gjatë orëve të freskëta të ditës.

Kontrolloni fqinjët e moshuar dhe të pambrojtur për t’u siguruar që ata kanë ujë, ushqim të mjaftueshëm dhe për të mbrojtur kafshët shtëpiake.

Nga e marta, gjithsej 20 qytete italiane do të jenë në listën e kuqe, ku njerëzit do të përballen me një rrezik shumë të lartë shëndetësor për shkak të vapës së fortë, tha më herët ministria.

Kodi do të qëndrojë në fuqi të paktën deri më 15 shtator.