Viti 2000: Kërcënimi me vdekje dhe sulmi ndaj administratorit të UN-së në Suharekë

01.06.2019

Në një raport të siguruar nga SuharekaOnline të UN (Kombeve të Bashkuara) ku flitet për procesin dhe problemet e instalimit të administratës së UN në Suharekë veç tjerash flitet edhe për kërcënimet me vrasje dhe sulmet fizike ndaj  administratorit të UN në Suharekë. 8 tetor 1999 –  Suhareka ishte qyteti i parë në Kosovë në […]

Viti 2000: Kërcënimi me vdekje dhe sulmi ndaj administratorit të UN-së në Suharekë Foto: Ilustrim

Në një raport të siguruar nga SuharekaOnline të UN (Kombeve të Bashkuara) ku flitet për procesin dhe problemet e instalimit të administratës së UN në Suharekë veç tjerash flitet edhe për kërcënimet me vrasje dhe sulmet fizike ndaj  administratorit të UN në Suharekë.

8 tetor 1999 –  Suhareka ishte qyteti i parë në Kosovë në të cilin strukturat paralele të emëruara nga Qeveria Thaçi u shpërbënë nga UN (Kombet e Bashkuara), faktikisht me arritjen e administratorit të UN, Roberto Valent i cili e kishte ‘përzënë’ Haki Gashin.

18 janar 2000 – Në një aksion të Valent i cili mori kontrollin e zyrës së ‘zaptuar’ nga zyrtarët e caktuar nga Thaçi, me ç’rast Roberto Valent dhe Rachid Arfi morën kërcënime me vrasje madje Valent ishte sulmuar fizikisht më vonë.

Sipas raportit të UN thuhet se e para dhe më e rëndësishmja ishte që Valent nuk mund të direktohej nga PPDK dhe nga partitë simpatizuese të qeverisë Thaçi.

Deri në fund të shkurtit të vitit 2000, Bordi Administrativ i 13 anëtarëve të Suharekës përfshinte 6 anëtarë të LDK-së, 2 nga PPK, 2 të pavarur dhe 1 anëtar parti e panjohur. Anëtari i vetëm i PPDK-së (ish-Kryetari i Komunës, Haki Gashi) deri më tani nuk kishte pranuar postin e nënkryetarit që i ishte ofruar nga Valent.

Gjashtë nga të emëruar nga Valent ishin anëtarë të qeverisë komunale të caktuar nga Thaçi.
Pavarësisht katër javëve të bisedimeve intensive me gjashtë partitë politike të Suharekës,  Këshilli Komunal ende nuk ishte formuar. Shpresohej që Këshilli Komunal që përmbante një balancë të barabartë ndërmjet LDK / NDSH dhe PPDK / LKCK / PPK / UNIKOMB ‘blloku’, së bashku me 2-4 të pavarur, do të formohej nga fillimi i marsit.

Këshilli Komunal u formua si vijon:
1. Roberto Valent – UN
2. Halit Berisha – Nënkryetar (I pavaruar)
3. Bali Muharremi – Nënkryetar (LDK)
4. Haki Gashi – Nënkryetar (PPDK)
5. Kimete Berisha – Shefe e stafit/Sekretare (PPK)
6. Minir Zekolli – Administrator (LDK)
7. Agim Zenelaj – Ekonomi dhe Financa (LDK)
8. Halil Morina – Kulturë dhe Sport (LDK)
9. Avdulla Elshani – Prona dhe patundshmëri ( I pavarur)
10. Ragip Zekolli – Arsim (LDK)
11. Ramush Hajdari –  Urbanizëm (PPK)
12 Sadri Emrullahu – Mbrojtje Civile- Siguri
13. Sali Asllanaj  – Shëndetësi dhe Punë Sociale (LDK)

Shënim:
Haki Gashi nuk e kishte pranuar detyrën e tij si Nënkryetar, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet PPDK dhe administratorit komunal Valent.

Roberto Valent
Roberto Valent administrator i UN në Suharekë