Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, është takuar sot me presidentin Hashim Thaci për të diskutuar lidhur me situatën politike dhe mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ajo pas këtij takimit ka deklaruar se nuk është diskutuar për datë të zgjedhjeve pasi që thotë se ende nuk janë shterur të gjitha mundësitë kushtetuese.

“U diskutua për afatet kushtetuese në qoftë se mbahen zgjedhjet”, ka thenë Daka.

Sa i përket buxhetit, Daka ka thënë se kjo është çështje që diskutohen pasi të shpallen zgjedhjet.

“Do të diskutohet pasi të shpallen zgjedhjet, nëse shpallen, KQZ kërkon mjetete e nevojshme nga qeveria pasi që ky vit nuk ka qene vit zgjedhor. Nëse shpallen zgjedhjet KQZ do të veproj sikur herave tjera. Nuk është diskutu për data pa u shterre të gjitha mundësitë kushtetuese”, tha Daka para gazetarëve.

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka

“Thaçi dhe Daka u konsultuan për hapat e mëtejshëm në rrethanat e krijuara politike, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Ky takim ishte i mbyllur për media”.