Vaksinat anti-COVID, Zemaj: Kontrata me Pfizer do të duhej të nënshkruhej deri më 15 prill

20.04.2021

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur rreth kontratës së Qeverisë së Kosovës me kompaninë Pfizer për sigurimin e vaksinave anti-COVID. Zemaj në ‘Pressing’ të T7 ka theksuar se kontrata me kompaninë Pfizer për sjelljen e vaksinave anti-COVID do të duhej të nënshkruhej deri më 15 prill të këtij viti. Po ashtu ai ka bërë […]

Vaksinat anti-COVID, Zemaj: Kontrata me Pfizer do të duhej të nënshkruhej deri më 15 prill Foto: Ilustrim

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur rreth kontratës së Qeverisë së Kosovës me kompaninë Pfizer për sigurimin e vaksinave anti-COVID.

Zemaj në ‘Pressing’ të T7 ka theksuar se kontrata me kompaninë Pfizer për sjelljen e vaksinave anti-COVID do të duhej të nënshkruhej deri më 15 prill të këtij viti.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë ia ka përcjellur dokumentin e dërguar nga firma.

Por, sipas tij edhe pse ja kishte dërguar dokumentin Vitisë, ai nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Ndërkohë Zemaj ka kritikuar edhe për konferencën e mbajtur nga ministri Vitia në mbrëmjen e së dielës, duke thënë se ishte një konferencë e papërgjegjshme.

“Asnjë përgjigje nuk e kam marrë. Kjo ka ndodh muajin e kaluar. Në paragraf thuhet se deri më datën 15 prill duhet të nënshkruhet marrëveshja, përndryshe mund të shtyhen afatet ose mund të ndodh diçka tjetër.

E pashë një konferencë të papërgjegjshme, thu se nuk kanë të drejtë të parashtrojnë disa pytje. Me ministrin nuk kam pasë kurrfarë komunikimi, përkundër që ja kom përcjellë”, deklaroi deputeti i LDK’së në Kuvend.

“Dokumentacionin që e kemi pasë në tavolinë, duket se e kanë gju, janë marrë me gjueti shtrigash”, tha ndër të tjera ai.