Vaksinat anti-COVID, Zemaj i bindur që ato arrijnë në Kosovë gjatë muajit shkurt

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media ka thënë se është i bindur se vaksinat anti-COVID gjatë këtij muaji do arrijnë në Kosovë.

Zemaj deklaroi se tashmë janë duke u bërë një përgatitje më intensive për vaksinim edhe nëpër Qendrat e Mjekësisë QKMF.

Gjatë muajit janar Zemaj ka treguar se dhënia e vaksinës do të ndodh në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare nëpër çdo komunë.

Madje ai ka thënë se vaksinimi do ndodh edhe në Shtëpitë e të Moshuarve, por edhe në palestra sportive në momentin kur do kemi një vaksinimin masiv.

Gjatë kësaj konference ai gjithashtu, ka bërë të ditur se 520 specializantë që kishin nisur specializimin me vetëfinancim do të subvencionohen nga qeveria e Kosovës.

Ai tha që kjo mbështetje po bëhet me qëllim që tu jepet mundësi mjekëve dhe të rinjve për zhvillim specialistik.

RAPORTO