Vaksina kundër gripit sezonal do të arrijë në fund të muajit tetor

11.10.2021

Zëdhënësi I Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti tha për Radio Kosovën se me qëllim të mbrojtjes kundër gripit sezonal, Ministria e Shëndetësisë që nga fillimi i vitit i ka kryer pagesat për sigurimin e vaksinënsë kundër gripit sezonal “140 mijë vaksina që pritet të arrijnë në fund të muajit  tetor në Kosovë do të shpërndahen […]

Vaksina kundër gripit sezonal do të arrijë në fund të muajit tetor Foto: Ilustrim

Zëdhënësi I Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti tha për Radio Kosovën se me qëllim të mbrojtjes kundër gripit sezonal, Ministria e Shëndetësisë që nga fillimi i vitit i ka kryer pagesat për sigurimin e vaksinënsë kundër gripit sezonal

“140 mijë vaksina që pritet të arrijnë në fund të muajit  tetor në Kosovë do të shpërndahen në qendrat e vaksinimit e që grupet prioritare që do të vaksinohen janë shtatzënat, të moshuarit, personat me sëmundje kronike. Do të ketë edhe doza pediatrike’’, tha Hoti.

Këtë vit do të fillojë më herët vaksinimit me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga gripi sezonal në sezonin e vjeshtës dhe dimrit, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Vitin e kaluar interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar ka qenë shumë i madh. Por ato nuk kishin arritur deri në muajin dhjetor, ndërkohë që në barnatore shiteshin prej 17,5 euro.

Ndërkohë Faik Hoti, ka thënë se institutcionet ndërkombëtare të fushës së shëndetësisë që japin rekomandime profesionale, kanë sugjeruar që nuk ka ndonjë problem që edhe personat që e kanë marrë vaksinën kundër Covid-19,  të marrin edhe vaksinën kundër gripit sezonal./RadioKosova/