Vajza e veteranit nga Mushtishti me Sindromin Turner ka nevojë për ndihmë
Ekipi i “DORA E MIRËSISË” i përbërë nga Të Rinjët e Qytetit së bashku me ekipin tonë ishim në vizitë në familjen e veteranit të UÇK-së, Flurim Halitjaha nga Mushtishti. Familja e tij përballet me kushte të rënda ekonomike. Veçmas kushteve të rënda familja Halitjaha përballen edhe me sëmundjen e vajzës së tyre e cila…
Ekipi i “DORA E MIRËSISË” i përbërë nga Të Rinjët e Qytetit së bashku me ekipin tonë ishim në vizitë në familjen e veteranit të UÇK-së, Flurim Halitjaha nga Mushtishti.
Familja e tij përballet me kushte të rënda ekonomike. Veçmas kushteve të rënda familja Halitjaha përballen edhe me sëmundjen e vajzës së tyre e cila vuan nga sindroma e “Turner”-it, sëmundja që ndalon rritjen dhe shfaq komplikacione të tjera.
Sindromi Turner është një çrregullim i lindur që prek vetëm femrat dhe vjen si rezultat i mungesës së plotë ose të pjesshme të një prej kromozomeve X. Problemet që e shoqërojnë këtë sëmundje, që mund të merren njëherësh edhe si shenja që fëmija ka këtë sëmundje, janë: defekte të lindura të zemrës: tek këto femra mund të dëgjohet një zhurmë në zemër, që haset në 30 për qind të vajzave me Sindromin Turner dhe që bëhet shkak për rritjen e sëmundshmërisë dhe të mortalitetit; defekte të lindura të veshkave, që hasen në 33 për qind të rasteve të prekura.
Këto të fundit kanë një risk të lartë për t’u prekur nga infeksionet e veshkave. Infeksionet e shpeshta të veshit të mesëm janë më të zakonshme te vajzat me ST dhe mund të bëhen shkak për humbje të dëgjimit. Femrat me këtë sindrom janë të prirura për diabet sheqeri tip 1 dhe sidomos tip 2, më shumë se popullata normale.
Mjekimi që duhet të marrin vajzat me këtë sëmundje është hormoni i rritjes, i cili korrigjon mosrritjen në gjatësi. Për këtë ka shumë rëndësi që mjekimi të fillojë herët dhe jo në moshë të madhe.
Andaj lusim të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë që kanë mundësi që në çfardo forme (mjete financiare, gjëra ushqimore, dru, pajisje shtëpiake) të kontribojnë për këtë familje.
Ju faleminderit!
“DORA E MIRËSISË”
Suharekë
Tel. 043 534 100
Viber: +383 43 534 100