Ushtrisë së Kosovës i shtohen edhe 337 pjesëtarë të rinj

15.11.2019

Rreshtave të Ushtrisë së Kosovës iu bashkuan sot edhe 337 ushtarë të cilët kanë përfunduar ke sukses trajnimin bazik në qendrën e stërvitjeve bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes. Me këtë rast në Kazermën “Adem Jashari” është mbajtur ceremonia e certifikimit të rekrutëve të rinj. Ceremonia ka filluar nën intonimin e Himnit shtetëror. Komandantin […]

Ushtrisë së Kosovës i shtohen edhe 337 pjesëtarë të rinj Foto: Ilustrim

Rreshtave të Ushtrisë së Kosovës iu bashkuan sot edhe 337 ushtarë të cilët kanë përfunduar ke sukses trajnimin bazik në qendrën e stërvitjeve bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

Me këtë rast në Kazermën “Adem Jashari” është mbajtur ceremonia e certifikimit të rekrutëve të rinj. Ceremonia ka filluar nën intonimin e Himnit shtetëror.

Komandantin i FSK-së, Rrahman Rama, deklaroi se FSK-ja tani ka kapacitet e duhura, përmes së cilave mund t’i bashkohet edhe NATO-s.

“Ju zgjodhët një profesion fisnik për t’iu shërbyer qytetarëve të Kosovës. FSK-ja ka vajzat dhe djemtë me të mirë të këtij vendi, ne jemi të gatshëm për paqe dhe stabilitet. Ne sot kemi kapacitete e duhura që mund ti bashkohet edhe forcave të ushtrisë ndërkombëtare siç është ajo e NATO-së”, raporton EkonomiaOnline.

“Të jeni të zellshëm dhe më integritet, respektoni urdhrat vetëm në këtë mënyrë do t’i bëni nder FSK dhe do ta bëni krenar secilin qytetarë të Kosovës. Urime certifikimi dhe fat në forcat ushtarake”, u shpreh Rama.

Zëvendësministri i Mbrojtës, Burim Ramadani, theksoi se kjo ministri po konsolidohet dhe FSK-ja po rritet.

Sipas tij, qëllimi kryesor është bashkëpunimi me ShBA-në dhe anëtarësimi në NATO, raporton EO.

“Është një ditë e veçantë, do të jeni ushtarët më të rinj të ushtrisë sonë. Është hapi i parë i juaji për të punuar me nder. Ministria e Mbrojtjes po konsolidohet dhe FSK po rritet”.

“Vizioni ynë është që Kosova të jetë e sigurt dhe e mbrojtur. Vullneti ynë është bashkëpunimi ynë me rajonin. Rruga jonë përpara është fillimi i bashkëpunimit me ShBA-në dhe anëtarësimi ynë në NATO”, tha ai.

Familjarë më lot në sy kanë uruar pjesëtarët e rinj të cilët u rekrutuan të premten. Njëri nga rekrutët e rinj, Finsik Hyseni, theksoi se ka pasur sfida të ndryshme, por jo të pakalueshme.

Ai tregoj se edhe gjyshi i tij kishte qenë pjesë e UÇK-së, për të cilin ndihet krenar.

“Fisnik Hyseni, ushtar i sapo certifikuar në FSK. Trajnimi bazik ka qenë mjaftë sfidues por jo i pakalueshëm. Ka pasur sfida të ndryshme të cilat me punë dhe përkushtim janë arritur fal instruktorëve përgjegjës ë cilët na kanë ndihmuar”.

“Nga anëtarët e familjes e ka mbajtur uniformën gjyshi im Muharrem Hyseni, për të cilin jam krenar”, u shpreh ai.

Jona Kryeziu pjesëtare e re e FSK-së, tha se ndihet e privilegjuar që është pjesë e ushtrisë.

“jam e lumtur qe jam pjesë e ushtrisë së Kosovës. Për mua është privilegj që jam pjesë e ushtrisë”, tha ajo.

Kurse njëri nga familjarët, Gjergj Kukaj nga Komuna e Drenasit tha se duhet të kemi sa më shumë ushtarë.

“Jam ndier shumë mirë për ushtarët e Kosovës. Le të  jenë sa më shumë dhe madhështor që të kemi ushtarë tonë”, tha ai.

Ndërsa familjari tjetër, Fatmir Hasani, tha se Ushtria e Kosovës është bazamenti i vendit.

“Jam i emocionuar dhe i lumtur që po e shoh një ushtri të rregullt. E cila është më një karakter të rregullave të NATO-s që i përfillen në mënyrë konkrete të një ushtrie e cila mund të shkoj edhe me lartë”. 

“E respektoj në mënyrën më të mirë të mundshme, është baza kryesore e rrënjës së Kosovës. Uroj gjithë ushtrinë e re”.

Poashtu edhe njëra nga familjarët, Nurie Hasani, tha se secili prind duhet të ndjehet krenar për fëmijën e vet, raporton EO.

“E kam djalin këtu, andaj dëshiroj të gjithë prindërit të jenë të kënaqur. Jam e lumtur dhe e emocionuar për ushtrinë dhe shtetin. Jam shumë e kënaqur”, tha ajo.