Ushtria e Kosovës merr donacion autoblindën “Cobra”

Ushtria e Kosovës gjatë ditës së sotme është pajisur me një autoblindë të ndihmës së parë “Cobra”.

Në Kazermën „Adem Jashari“ në Prishtinë, sot, u bë pranimi i donacionit të autoblindës së ndihmës së parë ,Cobra 4×4.

Këtë e ka bërë të ditur ministria e mbrojtjes së Republikës së Kosovës duke shtuar se kjo autblind vie donacione nga Republika e Turqisë.

“Kjo autoblindë së bashku me të gjitha pajisjet rezervë, në shumë prej 462,457 dollarëve u dhurua nga Republika e Turqisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në dhjetor të vitit të kaluar Kuvendi i Kosovës, ka miratuar tri projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Miratimi i ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i sigurojnë kompetenca ushtarake FSK-së.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.