Ushtarët turq të KFOR-it kryejnë patrullime në Zubin Potok

para 37 dite

Ushtarë turq të vendosur në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kanë kryer një patrullë rutinë në komunën e Zubin Potokut.

Ushtarët turq të KFOR-it kryejnë patrullime në Zubin Potok

Kjo veprimtari është pjesë e angazhimit të përditshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës.

Në një njoftim për media, KFOR-i ka theksuar se këto patrulla janë në përputhje me mandatin e tyre të përcaktuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Qëllimi kryesor i KFOR-it është të kontribuojë në një mjedis të sigurt, të garantuar liria e lëvizjes për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga përkatësia e tyre.

“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë,” thuhet në njoftim.

Etiketat

Ofertat e fundit