Bizneset Vende Pune Ofertat

Ushtarët e FSK-së mësojnë nga Forcat e Operacioneve Speciale të SHBA-së, Ambasada amerikane: Bashkë më të fortë

Ushtarët e FSK-së mësojnë nga Forcat e Operacioneve Speciale të SHBA-së, Ambasada amerikane: Bashkë më të fortë

16.11.2023 Lajme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar se si ushtarët e FSK-së gjatë tetorit kanë pasur mundësi të mësojnë nga një ekip i Forcave të Operacioneve Speciale amerikane.

Ambasada amerikane shkruan se SHBA-ja është e përkushtuar në mbështetjen e planit 10-vjeçar të tranzicionit të FSK-së, për ta bërë atë ushtri profesionale.

“Gjatë gjithë tetorit, një ekip nga Forcat e Operacioneve Speciale të SHBA-së udhëzoi partnerët tanë të FSK-së për taktikat, teknikat dhe procedurat bazë të këmbësorisë”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Facebook.

“SHBA-ja është e përkushtuar të mbështesë planin 10-vjeçar të tranzicionit të FSK-së për t’u bërë një forcë profesionale, multietnike, ndërmjet NATO-s, mbrojtëse territoriale, subjekt i mbikëqyrjes civile. #BashkëMëTëFortë”, thuhet në postim.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Togeri i FSK-së shpallet ‘studenti më i mirë’ në kursin ushtarak çek

Togeri i FSK-së shpallet ‘studenti më i mirë’ në kursin ushtarak çek

Togeri i Forcavetë Sigurisë së Kosovës, Dritëro Bajrami, ka fituar çmimin “Studenti më i mirë” në Kursin Trajnues për Instruktor ITC, në Republikën Çeke.

Ai ka arritur ta marrë këtë çmim në mesin e 30 studentëve pjesëmarrës.

“Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, toger Dritëro Bajrami fitoi çmimin “Studenti më i mirë” në Kursin Trajnues për Instruktor ITC në Republikën Çeke, në mesin e 30 studentëve oficerë dhe nënoficerë nga disa shtete pjesëmarrëse të botës duke treguar rezultate të larta si në aspektin akademik ashtu edhe në atë praktik”, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Maqedonci tutje ka thënë se ky çmim është dëshmi e profesionalizmit të pjesëtarëve të FSK-së.

Pjesëtarë të FSK-së marrin pjesë në trajnimin Kërkim-Shpëtim Urban në Zvicër

Pjesëtarë të FSK-së marrin pjesë në trajnimin Kërkim-Shpëtim Urban në Zvicër

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se pjesëtarë të FSK-së kanë marrë pjesë në trajnimin e organizuar në Zvicër.

Maqedonci thotë se ata për pesë ditë kanë zhvilluar trajnimin “Kërkim-Shpëtimi Urban”, transmeton Telegrafi.

“Përkrah ekipeve të kërkim-shpëtimit nga Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Franca, pesë pjesëtarë të FSK-së të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare, me ftesë të Ekipit Ndërkombëtar të Kërkim-Shpëtimit të Mbretërisë së Bashkuar, dhe me aprovimin e Ekipit të Kërkim-Shpëtimit të Kombeve të Bashkuara, morën pjesë në trajnimin e organizuar në Zvicër, ku për pesë ditë me radhë zhvilluan trajnimin Kërkim-Shpëtimi Urban”, ka shkruar ministri.

Tutje, ministri ka deklaruar se “pjesëtarët tanë edhe një herë treguan shkallë të lartë profesionalizmi duke dëshmuar kësisoj potencialin e jashtëzakonshëm që ekziston brenda QNTKSH për t’u shndërruar në qendër të njohur ndërkombëtarisht në fushën e kërkim-shpëtimit, me Kosovën si shtet pritës”.

​Ushtria e Kosovës dhe e Shqipërisë u takuan për të avancuar bashkëpunimin

​Ushtria e Kosovës dhe e Shqipërisë u takuan për të avancuar bashkëpunimin

Një delegacion i Forcave të Armatosura të Kosovës (FSK) ka qëndruar për vizitë dyditore në Shqipëri, nga ku është takuar me krerët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FARSh).

Në njoftimin e FSK-së, thuhet se delegacioni i kryesuar nga Kolonel Ahmet Ajeti, u prit në takime të ndara nga ushtruesi i detyrës së Komandantit të Akademisë së FARSH-së, Kolonel Bardhyl Nuredinaj, teksa si arsye e këtij takimi ishte avancimi i bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe FARSh-it.

“Gjatë vizitës dy ditore janë shkëmbyer përvoja dhe janë diskutuar fusha të reja të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes dy ushtrive me fokus avancimin e ngritjes profesionale të ushtarakëve në Qendrat e trajnimit të FARSh-së dhe FSK-së”, përfundon njoftimi i lëshuar nga Forcat e Armatosura të FSK-së.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI" Prodhim Zona Industriale, Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Theranda Basket OJQ Sport Rr Brigada 123,
Kosovë
M-L Solution Call Center Brigada123,
Kosovë
ISEFERI SH.P.K. Prodhim Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende24 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë