Thaçi i kërkon urgjentisht Qeverisë heqjen e tarifës

10.03.2020

Presidenti i Republikës së Kosovës përms një shkrimi i ka kërkuar urgjentisht Qeverisë të marrë vendime në përputhje me kërkesat zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Si President i Republikës së Kosovës i kërkoj urgjentisht Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të mblidhet dhe të marrë vendime në përputhje me kërkesat zyrtare të Shteteve […]

Thaçi i kërkon urgjentisht  Qeverisë heqjen e tarifës Foto: Hashim Thaçi, Presidenca e Republikës së Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës përms një shkrimi i ka kërkuar urgjentisht Qeverisë të marrë vendime në përputhje me kërkesat zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Si President i Republikës së Kosovës i kërkoj urgjentisht Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të mblidhet dhe të marrë vendime në përputhje me kërkesat zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mjaft e keni cenuar lidhjen tonë speciale me SHBA-në, pa të cilën nuk do ta kishim as lirinë, as shtetin dhe as të ardhmen.

Me këtë qasje po vihet në pikëpyetje edhe vetë e ardhmja e shtetit tonë.

Të gjithë ne, krerë institucionesh, liderë politikë apo qeveri, jemi të zëvendësueshëm.

Por, jetike dhe të pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës janë vetëm raportet me SHBA-në. Konfrontimi me SHBA-në është shumë i dëmshëm dhe një gabim i pafalshëm në historinë moderne të Kosovës” ka shkruar Thaçi.

Zyrtarët amerikanë vazhdimisht po kërkojnë heqjen e tarifës 100% nga Qeveria e Kosovës.