Ulutas takon Kurtin: Koordinimi i institucioneve të sigurisë me KFOR’in është kyç

13.03.2024

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, është takuar sot me Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin.

Ulutas takon Kurtin: Koordinimi i institucioneve të sigurisë me KFOR’in është kyç Foto: Ilustrim

Në njoftimin e KFOR thuhet se Ulutas theksoi se koordinimi dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë dhe organizatave të sigurisë së Kosovës janë çelësi për sigurinë e qëndrueshme, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Tutje, thuhet se Komandanti i KFOR përsëriti mbështetjen për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. #KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në njoftim.