Ulja e çmimeve të derivateve do të ketë efekt edhe në uljen e çmimit të produkteve
Berjani thotë se rënia ka nisur e çmimeve ka nisur nga mbrëmë, por rënie më të theksuar do të ketë nga java e ardhshme. “Ulje të çmimeve më të theksuara pritet të ketë në javën e ardhshme. Kështu është për momentin situata, por kjo nuk është me siguri të plotë, sepse mund të lëvize edhe…
Berjani thotë se rënia ka nisur e çmimeve ka nisur nga mbrëmë, por rënie më të theksuar do të ketë nga java e ardhshme.
“Ulje të çmimeve më të theksuara pritet të ketë në javën e ardhshme. Kështu është për momentin situata, por kjo nuk është me siguri të plotë, sepse mund të lëvize edhe në anën e kundërt, por informatat janë që do të lëvizet në këtë drejtim”, ka thënë Berjani.
Më tutje ai ka thënë se çmimet e derivateve në Kosovë, variojnë nga 1.16 deri 1.20 dizel, ndërsa një litër benzinë nga 1.20 deri 1.25.
Javët e fundit, çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rritje të madhe.
Kjo sipas ekspertit të ekonomisë Safet Gërxhaliu, do të ketë efekt zinxhiror.
Gërxhaliu tha se në afat prej deri pesë muaj do të ketë ulje të çmimeve të produkteve.
“Ulja e çmimit të naftës do të ketë një efekt zinxhiror pozitiv. Sepse ne e dimë që për prodhimin e shumë produkteve bazë është nafta. Nga tre deri në pesë muaj efekte do të vërehet edhe në uljen e çmimit të produkteve”, tha ai për KlanKosova.
Ai theksoi se pandemia ka sjell një krizë spekulative të çmimeve dhe jo se ka mungesë të produkteve.
“Ne kemi paralajmëruar se pandemia do të sjell një krizë. Por, kjo krizë është një krizë spekulative e çmimeve, dhe jo për shkak se ka mungesë të produkteve”.