Ulet rroga e presidentit, kryeministrit dhe kryeparlamentarit!

22.01.2019

Deputeti i NISMA-së, Milaim Zeka përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është arritur të zvogëlohet rroga e presidentit, kryeministrit dhe kryeparlamentarit. “Ashte e vertete qe kane ardhe kerkesa, po ky vendim ashte marre me propozimin tim si perfaqesues i Nismes, te VV-se, te LDK-se, PSD si dhe te mbeshtetur nga kryetari i Komisionit, […]

Ulet rroga e presidentit, kryeministrit dhe kryeparlamentarit! Foto: Ilustrim

Deputeti i NISMA-së, Milaim Zeka përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është arritur të zvogëlohet rroga e presidentit, kryeministrit dhe kryeparlamentarit.

“Ashte e vertete qe kane ardhe kerkesa, po ky vendim ashte marre me propozimin tim si perfaqesues i Nismes, te VV-se, te LDK-se, PSD si dhe te mbeshtetur nga kryetari i Komisionit, Nait Hasani.

Nuk kemi nevoje mu shty per merita, sikur per punen e taxes. Me rendesi eshte qe po punojme ne gdhendjen e nje ligji, i cili fillon me rrezu nje sistem kriminal te ndertuar ne KS. Me kete ligj perfitojne kategorite e fukarenjeve ” ka shkruar Zeka në Facebook.

Nga 2,900 euro paga bazë e Kryeministirt Haradinaj, do të zvogëlohet në 2,100 euro. Kjo pasi që kështu është rregulluar me ligjin për paga që Kryeministri të mos e ketë rrogën me të lartë se sa Kryekuvendari.

Rroga do t’i zvogëlohet edhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Nënkryetarit të Kuvendit, Zëvendëskryeministrave dhe Ministrave.

Kujtojmë se vendi po përballet me greva në sektorin e arsimit dhe ditët në vijim janë paralajmëruar greva në sektore të tjera.