Ulet çmimi i naftës, në Kosovë sot një litër po shitet rreth 1.30 – 1.40 euro
- 08.12.2022

Gjatë ditës së enjte çmimet e derivateve të naftës kanë shënuar rënie në tregun kosovar.
Në Kosovë, në pika të caktuara karburanti, një litër naftë po tregtohet edhe me 1.30 euro në disa tjera 1.40, gjë që nuk ka ndodhur që nga koha e fillimit të luftës në Ukrainë.
Kjo po ndodh vetëm disa ditë pasi BE vendosi që naftës së papërpunuar ruse t’i vendos një kufi çmimi prej 60 dollarë për fuçi.
Nuk dihet ende nëse një trend i tillë do të vazhdojë, pasi vazhdon të jetë e paqartë se si do të reagojë Rusia pas këtij vendimi të BE’së, pasi ajo ka paralajmëruar se nuk do të pranojë atë dhe sipas një reagimi ata kanë thënë se ‘Europa do të mbetet pa naftën ruse’’.