Udhëheqësit e mantelbardhëve paralajmërojnë ikje masive

  • 15.10.2022
Udhëheqësit e mantelbardhëve paralajmërojnë ikje masive

Me hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave Qeveria po synon që t’i motivojë mjekët për të qëndruar në Kosovë. Por nga Oda e Mjekëve po thonë se do të ketë ikje masive, sidomos nga sektori publik në atë privat.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku ka thënë se përmes Ligjit të Pagave do të korrigjohen pagat sepse nuk janë të duhura çfarë duhet t’i ketë një profesionistë shëndetësor.

“Ajo çfarë po bëjmë është ti motivojmë mjekët të qëndrojnë fillimisht sipas ndarjes së specializimeve sipas prioriteteve dhe nevojave të institucioneve. Ne mendojmë që mjekët e rinj duhet të kenë kushtet e punës sepse nuk është vetëm paga motiv”.


“Përmes ligjit të pagave do të korrigjohen pagat sepse ne e dimë që nuk janë të duhura çfarë duhet ti ketë një profesionistë shëndetësor bazuar në punën dhe përgjegjësitë që i ka. Ne mendojmë që pas pesë vjetësh kur një mjek i përfundon të qëndrojë në vendit e pumës dhe mendoj që do ta shohin të ardhmen në Kosovë sepse jemi të interesuar të investojmë në këtë sektorë”.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka thënë se pritet poashtu përshkallëzim i ikjes së mjekëve nga sektori publik. Sipas tij, ndonëse vendi ka ligje të shkruara mirë, po mungon zbatimi i tyre.

“Ne po gabojmë në sisteme në përgjithësi. Ne i kemi ligjet shumë të mira por është dështimi në implementim të ligjeve. Unë pres përshkallëzim i ikjes së mjekëve nga sektori publik”, tha Sejdiu.

Doktor Sejdiu shtoi se implementimi i gabueshëm i politikave nuk duhet të mjaftohet vetëm me një shkarkim sepse janë bërë dëme të mëdha.

Sipas tij, për shkak të mos koordinimit të aktiviteteve ka ardhur deri te themelimi i Komisionit Ekzekutiv, duke theksuar se kanë pritur shumë ndryshime në lidershipin e ish-ministrit Rifat Latifi, raporton EO.

“Ne i kemi dhënë vërejtjet tona dhe konstatimi ynë ka qenë se nuk ka një koordinim të aktiviteteve dhe si duket ky mos koordinim ka dërguar deri te themelimi i komisionit ekzekutiv dhe ajo ka qenë çështja kryesore e mos funksionimit të sistemit dhe në këtë rast është reflektuar çdo gjë te ish ministri Latifi”.

“Ne kemi thënë se ish ministri Latifi ka pasur mjaft ide dhe ka qenë aktiv ne diskutimet tona. Pse ato nuk janë shndërruar në aktivitete vjen te problemi i koordinimit. Ne kemi pritur shumë ndryshime në lidershipin e tij. Çdo gjë ka dështuar. Çdo ministër që vjen nëse nuk bazohet në përvojat e shteteve të ndryshme që kanë kaluar këtë fazë funksionimit të një sistemi ai për mua është i dështuar”.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë