U rikthehet furnizimi me energji elektrike 50 mijë konsumatorëve

05.02.2020

Si pasojë e erërave të fuqishme mbrëmë janë shkaktuar dhjetëra prishje në rrjetin distributiv të energjisë elektrike anëkënd Kosovës. Për pasojë, mbi 100 mijë konsumatorë aktualisht kanë mbetur pa energji elektrike. Zona më e afektuar është rajoni i Dukagjinit, ku përfshihen Peja, Prizreni dhe Gjakova, por numër i prishjeve është shnënuar edhe në Prishtinë dhe […]

U rikthehet furnizimi me energji elektrike 50 mijë konsumatorëve Foto: Shtyllëe rrëzuar në fshatin Peqan

Si pasojë e erërave të fuqishme mbrëmë janë shkaktuar dhjetëra prishje në rrjetin distributiv të energjisë elektrike anëkënd Kosovës.

Për pasojë, mbi 100 mijë konsumatorë aktualisht kanë mbetur pa energji elektrike. Zona më e afektuar është rajoni i Dukagjinit, ku përfshihen Peja, Prizreni dhe Gjakova, por numër i prishjeve është shnënuar edhe në Prishtinë dhe Mitrovicë. 

Sot zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka bërë të dtur se 50 mijë konsumatorëve u është rikthyer energjia elektrike.

Buzhala ka treguar se në disa pjesë të vendit ka erëra të fuqishme ende, që pamundëson rikthimin e shpejtë të energjisë elektrike.

“Ekipet janë në terren, duke i rregulluar në vazhdimësi prishtjet. Rreth gjysmës së konsumatorëve tashmë u është rikthyer energjia elektrike. Ekipet po bëjnë maksimumin, por në shumë pjesë të vendit vazhdojnë erërat e fuqishme”, ka thënë Buzhala në një prononcim për Indeksonline.