U raportua se nga sot çmimi i naftës në Kosovë do të rritet për 5-7 cent, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve

28.04.2022

Madje u raportua se rritja pritet të shkojë nga 5 deri në 7 cent më shumë për litër. Ndërkaq, lidhur me këtë raportim ka folur kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës (ShNK), Fadil Berjani. Berjani për Reporteri.net ka thënë se aktualisht nuk ka rritje dhe se çmimet e derivateve deri në këtë moment vazhdojnë […]

U raportua se nga sot çmimi i naftës në Kosovë do të rritet për 5-7 cent, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Foto: Ilustrim

Madje u raportua se rritja pritet të shkojë nga 5 deri në 7 cent më shumë për litër.

Ndërkaq, lidhur me këtë raportim ka folur kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës (ShNK), Fadil Berjani.

Berjani për Reporteri.net ka thënë se aktualisht nuk ka rritje dhe se çmimet e derivateve deri në këtë moment vazhdojnë të jenë të njëjta si gjatë ditës së djeshme.

Naftëtarët vazhdimisht kanë kërkuar që të rishikohet vendimi i Qeverisë së Kosovës që  përcakton çmimet shitëse maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë të naftës dhe derivateve të naftës, duke paralajmëruar se nëse nuk ndodh kjo shumë pika karburanti në Kosovë mund të falimentojnë.

Qeveria e Kosovës më 1 mars kishte marr vendim që te shitësit me shumicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 4% të çmimit të shitjes, ndërsa te shitësit me pakicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 6% të çmimit të shitjes.