U pranuan në Top Universitetet e botës, 16 studentë kosovarë marrin mbështetje financiare nga MASHTI

17.08.2021

16 studentë të pranuar në Top Universitetet më të mira në botë marrin mbështetje nga Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI). Ministria e Arsimit, shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka shpallur emrat e studentëve përfitues të mbështetjes financiare për të pranuarit në universitetet më të mira në botë. Në këtë thirrje publike të shpallur […]

U pranuan në Top Universitetet e botës, 16 studentë kosovarë marrin mbështetje financiare nga MASHTI Foto: Ilustrim

16 studentë të pranuar në Top Universitetet më të mira në botë marrin mbështetje nga Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).

Ministria e Arsimit, shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka shpallur emrat e studentëve përfitues të mbështetjes financiare për të pranuarit në universitetet më të mira në botë.

Në këtë thirrje publike të shpallur më 9 qershor kanë aplikuar gjithsej 531 studentë ndërkaq, komisioni vlerësues ka përzgjedhur 16 studentët përfitues që do të mbështeten me nga 6 mijë e 500 euro.

Përfituesit janë përzgjedhur në bazë të rangimit të universitetit ku janë pranuar sipas listës “Times Higher Education”, dhe për bazë janë marrë Top 150 universitetet më të mira në botë.

Të gjithë kandidatët e përzgjedhur janë studentë të 50 universiteteve më të mira në botë ndërsa 50 përqind e tyre hyjnë në mesin e top dhjetëshes së kësaj liste botërore në nivelin BA, MA dhe PhD.

MASHTI uron studentët përfitues të mbështetjes financiare ndërkaq, të tjerëve ju uron suksese në thirrjet e radhës.

Vendimi me emrat e përfituesve të bursës:

vendimi-me-nr-01b-1560-per-perfitimin-e-mbeshtetjeve-financiare